Mustafa ndalon përdorimin e veturave zyrtare

Pas incidenteve të mbrëmshme të shkaktuara nga përkrahës të partive opozitare, ku ndër të tjerash u demoluan edhe një numër i veturave zyrtare, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vendosur që të ndalohet përdorimi i veturave zyrtare nga punonjësit qeveritarë

Siç mëson Gazeta Fjala, kryeministri ka kërkuar që këto vetura të shfrytëzohen vetëm për raste emergjente.

Ky vendim u eshte shperndarë të gjitha institucioneve te vendit dhe mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës/Gazeta Fjala

veturat-fjala