Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se formatimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka filluar por se do të ndodhë në ditët në vijim.
Ai këto komente i bëri pasi vendosi kurora lulesh në memorialin ‘Heroinat’, ku ishte bashkë me gruan e tij dhe gratë tjera, veprimtare të LDK-së.
Kryeministri Mustafa tha gratë dhe nënat tona meritojmë me shumë.
“Erdhëm këtu me grat veprimtare të LDK-së, tek simboli heroinat e Kosovës, të cilat janë flijuar për një jetë më te mirë në Kosovë. Ato meritojnë me shumë në shoqërinë tonë”, tha Mustafa.