NBA : Golden State Warriors e ndan vetëm një fitore nga historiku

Golden State Warriors vazhdojnë formën brilante këtë kampionat në NBA, ata mbrëmë mposhtën para shikuesve të tyre Chicago Bulls me rezultat 106 : 94, duke shenuar fitoren e 14-të me rradh dhe duke mos pësuar asnjë humbje. Goldenit i vyn vetëm edhe një fitore për ta arritur rekordin në NBA pa pësuar humbje në 15 ndeshje, rekord që e mbajnë dy ekipe Washington Wizards dhe Houston Rockets me nga 15 fitore në kampionatet e kaluara. Golden State mund të arrijë të dielen këtë rekodr ku para shikuesve të vetë pret Denver Nuggets.

Edhe në këtë ndeshje ndaj Chicagos lojtari i ndeshjes ishte Stephen Curry i cili shenoi 27 pikë dhe pas ndeshjes deklaroi ” është një qëllim që duam ta përjetojmë, të shkruajmë historinë me keta djem në parket, mundësi e cila më vështirë se dotë kthehet” duke aloduar në rekordin që ekan shumë afër me thy në NBA.

Pikë dyshifrore në këtë ndeshje shenun edhe Harrison Barnes qe shtoi 20 pikë dhe nëntë kërcime.
Jimmy Butler kishte 28 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime për Bulls.

Në ndeshjet tjera në kampionat u arritën këto rezultate:

Charlotte Hornets : Philadelphia 76ers 113 – 88

Boston Celtics : Brooklyn Nets 120 – 95

Memphis Grizzlies : Houston Rockets 96 – 84

Minnesota Timberwolves : Detroit Pistons 86 – 96

New Orleans Pelicans : San Antonio Spurs 104 – 90

Oklahoma City Thunder : New York Knicks 90 – 93

Dallas Mavericks : Utah Jazz 102 – 93

Denver Nuggets : Phoenix Suns 107 – 114

Portland Trail Blazers : L. A. Clippers 102 – 91

L. A. Lakers : Toronto Raptors 91 – 102

/gazetaLIRIA/