San Antonio Spurs ka shenuar fitoren e 7 në NBA, Spursat para shikusëve të tyre fituan ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 92:83, duka ia shkaktuar humbjen e 10-të me rradhë Philadelphia.
Lojtari i ndeshjes te Spurs ishte LaMarcus Aldridge që shenoi 17 pikë dhe 19 kërcime, e kontribut në fitoren e Spursave dhanë edhe veteranët Tony Parker me 16 pikë dhe Tim Duncan me 15 pikë. Kurse te Philadelphia u dallua Jahlil Okafor i cili shenoi 21 pikë dhe 12 kërcime.
Për trajnerin e Spurs Gregg Popovich kjo ishte fitorja e tretë rradhazi dhe e shtata në NBA këtë kampionat, por e veqantë e këtij takimi ishte se kundër kishte shokun dhe ish asistentin e tij një kohë të gjatë, trajnerin e Philadelphia 76ers Brett Brown.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
Washington Wizards : Orlando Magic 108 – 99
Houston Rockets : Dallas Mavericks 98 – 110
Milwaukee Bucks : Cleveland Cavaliers 108 – 105
Phoenix Suns : Denver Nuggets 105 – 81
Golden State Warriors : Brooklyn Nets 107 – 99