Ndalohet me ligj mbulesa e grave myslimane në një kanton të Zvicrës

Parlamenti i Kantonit të Tesinës në Zvicër ka futur në ligj vendimin për ndalimin e mbulimit të fytyrës, gjegjësisht për ndalimin e daljes publike të femrave me “burka” dhe “niqab”.

Ky vendim i parlamentit ka pasuar vendimin e marrë para dy vitesh në referendumin popullor që është mbajtur në këtë kanton. Aty, populli me të drejtë vote, me shumicë pati vendosur për ndalimin e burkave në vendet publike.

Konkretisht, ligji e ndalon bartjen e mbulesës së gjithë trupit që quhet burka ose vetëm të fytyrës (niqab). Nuk është paraparë asnjë përjashtim as për turistët që vijnë në këtë kanton. Kjo dhe pati shkaktuar kritika nga ana e organizatave turistike të vendit.

Ndalesa e mbulimit gjegjësisht maskimit të huliganëve sportivë dhe të demonstruesve, që është po ashtu pjesë këtij ligji, njeh edhe përjashtime, shkruajnë mediet zvicerane.

Dënimi për ato që shkelin ligjin e ri, duke bartur veshjet e përmendura shkon nga 100 deri në 10 mijë franga./albinfo.ch