Ndërkombëtarët bënë presion për futjen e opozitarëve në seancë, ata hodhën gaz

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se eksponentë ndërkombëtarë kanë insistuar që opozita të jetë e pranishme në sallën alternative. Kjo edhe ka ndodhur, kur pas insistimeve të Zyrës së BE’së, Kryeparlamentari Veseli ka shkuar t’i marrë deputetet Time Kadriaj, Valdete Bajrami dhe Besa Baftiu. Kjo e fundit ka hedhur gazin pasi është futur në sallë

Përfaqësues diplomatikë në Kosovë kanë insistuar që deputetë të opozitarë të përfshihen në sallën alternative ku është miratuar buxheti. Burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se ka qenë Zyra e Bashkimit Europian që ka kërkuar që deputetët nga radhët e opozitës të jenë të pranishëm në sallën ku ka vazhduar seanca e Kuvendit pasi në sallën kryesore është hedhur gaz lotsjellës. Por, pasi Kadri Veseli ka shkuar personalisht për t’i marrë deputetet Time Kadriaj, Valdete Bajrami dhe Besa Baftiu, kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës duke ndërprerë përsëri seancën.