Ndërpriten gërmimet në Rudnicë të Serbisë, vazhdojnë të hënën

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve janë ndërprerë gërmimet në Kizhevak-Rudnicë të Serbisë.

Ai njoftoi po ashtu se gërmimet do të vazhdojnë të hënën.

“…Ekipi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore kthehet sot gjate ditës… Gjatë këtyre 10 ditëve janë larguar me mijëra kubik gurë me dy ekskavatorë, si dhe është në përfundim e sipër edhe etazha e dytë e planifikuar. Reshjet e pandërprera dhe terreni i vështirë malor rrëzë Kopaonikut e bënë të veten”, shkruan Gërxhaliu në Facebook. /Telegrafi/

rudnice rudnice2