Ndërron jetë regjisori i “Agjenti 007”

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare regjisori Guy Hamilton, i cili ka punuar regjinë e 4 filmave ‘James Bond’.

“Tepër, tepër e trishtueshme të dëgjosh që Guy Hamilton ka shkuar në dhomën më të madhe atë të parajsës në qiell. Është e tmerrshme”, u shpreh aktori që ka luajtur ‘agjentin 007’, Sir Roger Moore.

Hamilton ka ndërruar jetë në një spital në ishullin spanjoll të Majorkës.