Futbollisti ganez Gerald Asamoah nuk mundi t’i mbante lotët në ndeshjen e fundit të lamtumirës, të luajtur të shtunën me skuadrën e tij, “Schalke 04”.
37-vjeçari që ka qenë pjesë e skuadrës gjermane në përballjet ndërkombëtare u shfaq në stadiumin me 60 mijë tifozë në “Veltins Arena”. Ish-mesfushori ganez Derek Boateng ishte gjithashtu pjesë e lojës.
Asamoah u fut në fushë në një mënyrë shumë të veçantë, duke zbritur nga qielli me një flamur francez në dorë, në nder të viktimave të sulmit në Paris.
Asamoah ka marrë pjesë në 279 ndeshje të “Schalke”-s përgjatë 11 viteve, gjatë të cilave ka shënuar 44 gola.
Ngjarjet në Francë mendohej se do të pengonin ndeshjen e lamtumirës për Asamoah, por presidenti i ekipit, Clemence Tonnies, insistoi në zhvillimin e lojës, duke e cilësuar si një mënyrë për të konfrontuar frikën nga terrorizmi.
Futbollisti tha se kjo ndeshje ishte për Parisin. Ai nuk i mbajti dot lotët pasi i tërë stadiumi u ngrit në këmbë në fund të ndeshjes në “Veltins Arena”.