Në fotografinë më serioze, një e papritur

Në fotografinë më serioze në botë shihet diçka fare e papritur. A e keni vënë re?

Kur Paul Krugman nga “Newyork Times” vendosi tekstin “Terror Politics“ me fotografinë e zyrtarëve më të pushtetshëm të Amerikës, bashkë në sallën e konferencave të quajtur “Situation Room” diç tjetër tërhoqi vëmendjen, transmeton Koha.net.

Krahas Hillary Clinton, Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë u ndodh edhe përfaqësuesi maceve. A po e vëreni?

Maca

Fotografia u shërua me gjithfarë komentesh, ndër to edhe me përmbajtje komike.

Por ndërkohë autori i tekstit thotë të ketë bërë montazh duke shtuar macen, e cila ishte pjesë e serisë së fotografive “The Cats of War”, me qëllim që të thyhej sidokudo serioziteti i fotografisë. Ai e ka vlerësuar veprimin e vet të gabuar, meqë të gjithë e kanë “lexuar” seriozisht.

© KOHA