Në Gjilan, 28 Nëntori festohet me pajton e defile

Në Komunën e Gjilanit festa për ditën e flamurit kombëtar, është festuar më ndryshe se zakonisht.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, këtë e bënë interesante për qytetarë, defileu nëpër qytet i rinisë me veshje kombëtare, pajton dhe këngë për Shqipërinë e për flamurin, duke përshkruar kështu një ngjarje të madhe historike për shqiptarët që kishte ndodhur fillimin e shekullit të kaluar.

Këtij vargu të ecjes nëpër qendrën e Gjilanit, iu bashkëngjit edhe i pari Komunës, Lutfi Haziri, drejtorë të drejtorive komunale, qytetarë të rastit dhe kështu edhe pse në një mot me reshje bore, bënë që të tërhiqet vëmendja e qytetarëve në këtë festë kombëtare për gjithë shqiptarët./Koha/