Në Gjilan do të shënohet dita e tokës

Nesër e premte 22 prilli është dita e tokës, ndërkaq për të shënuar këtë ditë shkolla fillore e mesme e ulet “Sadulla Brestovci” nën kujdesin e arsimtarit të lëndës së Ekologjisë Blerim Haziri do të zhvillojnë aktivitet në parkun e qytetit.

Përgatitjet për këtë aktivitet kanë zgjatur një javë dhe nësër do të mbillen lule si dhe do të përcillen mesazhe se toka është e jona, e të gjithëve dhe se duhet ruajtur atë.

Aktiviteti është organizuar nga Green Art Center dhe Grupi Yjet, ndwrsa pjesmarrws do tw jenw edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Sadulla Brestovci”.

Aktiviteti do të zhvillohet në parkun e qytetit të Gjilanit, ndërkaq do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në ora 16:00.

Pjesmarrjen në këtë aktivitetet e ka paralajmëruar edhe kryetari i komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri./Gazetaliria.com

6a5806a6250244f4c386f6107043e782729a9f6c6e87e2265b2c585f6b96f927 8cbc4bb0d84a05c60b684af15e0e96479ebd557db6dce7bd4e33f408046afddf 9e99b9a03052a4c16b9bc75158e4a029b0288aa08ec2dbadb4e706aede19da9d 23e4345fe28a3da69b8772d345ac78e6d05b65ccc7c89d241e2ebccb644fd9ba 32e8f51a9405ca29cddd3e53761fd56ca67ee58b9a57cdd766a8c03feebc78db 0927a26cca48b02f020a87e44ac96b444c5be7d1de73a116aae0936088300cbf a676001ef4cce7306eb9f28eab6b6120bdfe2efae6d8a361e04157be12d65af6 c1f7d935b2021e7e96297c373cc6020645b627d3faaef51000b5f5cb31f91697 cab4e45d2a29d5cf7cea25240311956f0e47a719cea36ce1648b1c797cce5a7a d87a98705f72d1a95d0721a761f81e70a8ba056c83c96fd522364931655a34c0