Në Itali e kanë Halandin e ri! Njihuni me fenomenin e Milanit, ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje

Francesco Camarda, i lindur në Milano, doli në media në vitin 2021 pasi statistikat e tij të pabesueshme u bënë virale në rrjetet sociale. Ai është vetëm 15 vjeç dhe në pesë vjet në akademinë e Milanit, shënoi 483 gola në 87 ndeshje. Gjatë sezonit 2017/18, Camarda shënoi 240 gola në 40 ndeshje, duke u quajtur e ardhmja e kuqezinjëve.

Në Itali sigurojnë se kanë Erlind Halandin e tyre dhe se ky djalë do të jetë më i miri në botë në të ardhmen. Në sezonin e kaluar, Camarda shënoi 22 gola për U-16 dhe i solli ekipit të ri të Milanit trofeun e parë pas 12-vitesh pritje. /Sport Ekspres/