Në ora 16:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në ora 16:00, raporton Gazeta Express.

Edhe pse nuk bëhet e ditur se çka do të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë, burime të Gazetës Express tregojnë se pritet të vendoset thirrja e një seance të radhës ku do të diskutohet miratimi i buxhetit për vitin 2016.