Në përvjetorin e të atit, Besiana Kadare rrëfen poezinë e preferuar dhe bën urimin e ndjerë!

Ismail Kadare, kolosi i letrave shqipe, mbushi sot 87 vjec. Disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, mbajtës i dekoratës më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, veprat e tij të përkthyera në më shumë se 45 gjuhë të botës; anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës, i vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera, Kadare është një arsye madhore për të na bërë të ndihemi krenarë për vendin tonë.

Në ditën e tij të lindjes, urimet janë shkrirë me vlerësimin e admirimin e thellë, admirim të cilin nuk ngurron ta shprehë publikisht as e bija, Besiana.

Ajo ka zgjedhur ta bëjë këtë në një mënyrë mjaft të thjeshtë, por kuptimplotë. Mënyra më e mirë për të uruar një shkrimtar është të rilexosh/zbulosh librat e tij, ka shkruar ajo. Me rastin e ditëlindjes së Kadaresë sot, po ndaj një nga poemat e mia të preferuara, shkruar në 1964, ka shkruar Besiana.