Në Prizren paratë tepër të Urbanizmit barten në Shëndetësi

Prizren, 3 dhjetor – Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit kanë miratuar vendimin për harmonizimin e mjeteve në kategorinë e pagave dhe mëditjeve të buxhetit lokal për vitin 2015, me ç’rast 25 mijë euro janë bartur nga Urbanizmi në atë të Shëndetësisë… me qëllim të pagesës së obligimeve që dalin nga vendimi për rritjen e pagave për 0.5 për qind në përvojë të punës për çdo të punësuar.

Zenel Ahmetaj nga Drejtoria e Financave ka bërë të ditur se në Drejtori të Urbanizimit ka pasur tepricë të mjeteve në vlerën prej 25 mijë e 400 eurosh, derisa në atë të Shëndetësisë… ka pasur mungesë të mjeteve në kategorinë paga e mëditje (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).