Në QKUK kryhet një operacion i sukseshëm

Në Klinikën e Oftalmologjisë (syve) në QKUK është realizuar operacioni i parë në segmentin e pasmë të syrit. Intervenimi i tillë njihet si pars plana vitrektomia dhe është kryer nga Dr. Naser Salihu, asistentja dr. Besa Ramadani, dhe ekipi tjetër mbështetëse në përbëre të Dr. Ilmi Havolli, specialist i anesteziologjisë dhe instrumentarja Lendita Zeqiraj.

Ky intervenim shënon një sukses të ri për Klinikën e Syve dhe tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe për pacientët që tash e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë institucionit publik.

Ky lloj i intervenime do ta lehtësojë qasjen e pacientëve për këto shërbime dhe do të kursej buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Klinika e Syve këtë vit ka filluar të kryej edhe procedura të tjera mjekësore që më parë nuk ishin kryer, heqja pëlhurës me laser dhe procedura tjera, e gjithë kjo falë përkushtimit të stafit shëndetësorë, por edhe përkrahjes së menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës./koha.net/