Në “Samsung” kanë krijuar llampën 36 vjet të qëndrueshme

Ndërrimi i llampave elektrike së shpejti do të mbetet çështje e së kaluarës, sepse “Samsung” ka prezantuar një llampë të re, të kursyeshme, e cila do të qëndrojë 36 vjet.

Ekspertët e kësaj kompanie e kanë promovuar llampën LED e cila mund të jetë e qëndrueshme deri në 40 mijë orë, që është 40 herë më shumë se llampat e rëndomta.

E vetmja e metë e kësaj llampe deri më tash mund të jetë çmimi i saj, sepse një këso llampe aktualisht shitet mbi 60 euro.