Nëna e 13 fëmijëve që ishte shtatzënë njëkohësisht me të bijën bëhet gjyshe 36 vjeç

Veronica Merritt, nga Nju Jorku, është bërë e njohur në mediat sociale për jetën e saj private si nënë e 13 fëmijëve.

Së fundmi, ajo e zgjeroi familjen e saj sërish, por kësaj here dhe vajza e saj solli në jetë një fëmijë, vetëm dy muaj pasi ajo lindi.

22 vjeçarja Viktoria, e cila u bë nënë 6 javë më parë u shpreh për mediat se kishte përjetuar një eksperiencë shumë të bukur duke qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me nënën e saj.

Për Veronikën, të qenit nënë e 13 fëmijë nënkupton të shpenzosh 3 orë për të përgatitur një vakt dhe drejtimi i një autobusi për t’i çuar ata në shkollë.

Por megjithatë, tashmë që u bë gjyshe në moshën 36 vjeçare, Veronika është “dorëzuar” dhe thotë se nuk do të bëjë më fëmijë.

Generated by Feedzy