Nëse Allegri shkon, Juve ka katër alternativa

Nëse Massimiliano Allegri largohet nga Juventusi, atëherë klubi ka katër alternativa përfshirë edhe Antonio Conten.

Allegri shihet si zëvendësues i Louis van Gaal te Manchester United, ku pritet që këta të fundit të veprojnë drejtë trajnerit.

Tuttosport shkruan se ish trajneri i Milanit do ta kishte të vështirë t’i thoshte jo interesimit të ‘Djajve të Kuq’ kur dihet pagesa në Ligën Premier.

Përkundër kësaj presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe drejtori Beppe Marotta kanë katër alternativa.

I pari është Conte, i cili ka kontratë me Italinë deri pas Euro 2016, dhe për të janë të interesuar edhe Milan, Roma dhe Chelsea.

Pastaj vjen ish mesfushori tjetër i Juventusit, Didier Deschamps, që po ashtu ka qenë trajner në kampionatin 2006/07.

Unai Emery i Sevillas dhe Diego Simeone i Atleticos janë dy trajnerët që po ashtu pëlqehen. /Telegrafi/