Nëse mbani llastikun e flokëve në dorë, mund të infektoheni (Foto)

Ju mund t’i keni mbajtur për një kohë të gjatë lidhëset e flokëve përreth dorës tuaj, mirëpo sipas mjekëve ato mund të rezultojnë të rrezikshme për shëndetin, shkruan Teen Vogue, transmeton Klan Kosova.

Mjekët amerikanë kanë treguar se një grua nga Kentucky e quajtur Audree Kopp ka pësuar një infeksion të tmerrshëm në dorën e saj për shkak të lidhëseve të flokëve që i mbante në duar.

Ajo kishte thënë se fillimisht nuk besonte se infeksionin në lëkurë, ia kishin shkaktuar lidhëset e flokëve.

Sipas kirurgut të saj, nga llastiku i flokëve, në lëkurë janë përçuar baktere të ndryshme të cilat e kanë irrituar lëkurën dhe më pas ishte detektuar infeksioni.

Po të ndodhtë e kundërta, jeta e saj do të ishte në rrezik.

2 3 4