Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë me dije se ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në shenjë solidarizimi me popullin francez pas sulmit të mbrëmshëm terrorist.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shpallur nesër dite zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës. Me vendim të presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Kosovës.