Neymar dridh Barcelonën

Neymar ka munguar në stërvitjen e Barcelonës

Barcelona ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tokio para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Guangzhou Evergrande, e cila do të luhet në kuadër të Kupës së Botës për klube.

Në stërvitjen e ekipit katalunas ka munguar sulmuesi brazilian, Neymar, i cili javën e kaluar kishte lënduar ijën e këmbës së majtë.

Kështu, Neymar nuk pritet të luaj në gjysmëfinale. Por, ai ka gjasa të luaj në finale npëse Barcelona e mposhtë Guangzhou. /Express/