Nga kokaina te kanabisi e drogat sintetike, studimi tregon pikat e nxehta në Evropë

Një studim i ri shkencor që analizon ujërat e zeza ka treguar një rritje të përdorimit të drogave të paligjshme nëpër qytetet evropiane. Euronews ka publikuar rezultatet e fundit nga studimi i kryer nga grupi SCORE dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë (EMCDDA) zbuluan metabolitë të kanabisit, kokainës, metamfetaminës, amfetaminës, MDMA dhe ketaminës.

Studimi, i kryer në 104 qytete në 21 vende, zbuloi një rritje të kokainës dhe metamfetaminës në ujërat e zeza të Evropës.

“Gjetjet e sotme paraqesin një pamje të një problemi të drogës që është sa i përhapur dhe kompleks, me të gjashtë substancat të zbuluara pothuajse në çdo vend”, tha në një deklaratë drejtori EMCDDA Alexis Goosdeel.

Dhjetë qytete evropiane me prevalencën më të lartë të kokainës në ujërat e zeza – 2022
Sasia e kokainës së kapur në porte në vitin 2020 në ton
Kanabisi në ujërat e zeza të qyteteve evropiane – 2022

Kokaina, në veçanti, u zbulua në të gjitha qytetet e përfshira në studim dhe shifrat në rritje të saj tregojnë për disponueshmëri dhe përdorim të gjerë në publik.

Më shumë se gjysma e 66 qyteteve për vitin 2021 dhe 2022 treguan një rritje të mbetjeve të kokainës, shumica e të cilave i përkasin Evropës Perëndimore dhe Jugore.

Qytetet si Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia treguan prevalencën më të lartë të kokainës në mostrat e tyre të ujërave të zeza.

Qytetet zvicerane të Bazelit, Gjenevës dhe Zyrihut gjithashtu përmbanin disa nga mbetjet më të larta të metabolitëve të kokainës.

Analiza e fundit e ujërave të zeza ka treguar gjithashtu se kanabisi vazhdon të jetë droga më e përdorur në Evropë, pavarësisht nga një rënie në sasinë e zbulimit në shumë qytete.