Ngrihet flamuri në Tiranë, qielli mbushet me tollumbace kuq e zi

Qielli mbi sheshin “Skënderbej” u mbush nga tollumbace me ngjyrat e flamurit tonë kombetar kuq e zi në vazhdën e ceremonive kremtuese të 103-vjetorit të Pavaresisë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ngriti flamurin me një gjest simbolik, i llogaritur të ndodhte njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë.

“Le të bashkohemi të festojmë sepse kur shqiptarët janë bashkë bëjnë gjëra të mrekullueshme. Të festojmë dhe të kujtojmë se Shqipëria ka kaluar ditë të vështira. Shqipëria sot feston 103-vjetorin, por është më e re se kurrë”, deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranes ka organizuar disa aktivitete në kuadër të festave kombëtare të nëntorit, të cilat pas ceremonisë së flamurit vijojnë në parkun e
Dajtit me aktivitete sportive.

Ndër nismat e saj bën pjesë dhe Nata e Bardhe, një tradirë që rikthehet me koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” dhe performancen e këngëtarit të mirënjohur britanik, John Neëman.

Ndërsa, 29 nëntori do të sjellë një tjetër ditë pa makina, këtë herë si çlirim nga një tjetër “pushtues” siç e cilëson Veliaj smogun dhe ndotjen e Tiranës.