Familja Peqani oborrin e tyre e rrugën mund ta shohin vetëm nga kamerat.
Kjo pasi ka një muaj që janë ngujuar në shtëpi. Pasi që, siç thotë Naim Peqani janë kërcënuar nga disa persona se do ti vrasin, nëse nuk ua japin 300 mijë euro.
Naimi i cili nuk donë ta prezantojë familjen e ngushtë para kamere, thotë se nuk la vend pa u ankuar, njofton Klan Kosova.
Përveq kësaj, vëllai Bekimi, në emër të të cilit po i kërkojnë paratë, ka gati një muaj që nuk është kthyer në shtëpi.
E i vëllai tjetër i cili nuk donë të identifikohet, thotë se u rrah nga po këta kërcënues para 1 jave kur doli me familje në një qendër tregtare në Fushë Kosovë./klankosova/