Nikoliq: Fuqitë botërore na bëjnë presion për kapitullin e 35-të

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë sot se pret një vlerësim pozitiv në kapitujt në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, por jo edhe për kapitullin 35 që ka të bëjë me normalizimin e Kosovës.

Siç thuhet në një njoftim të presidencës serbe, Nikoliq ka bërë të ditur se fuqitë botërore janë të fokusuara dhe qëndrojnë prapa këtij kapitulli.

“Ne jemi të vetëdijshëm se fuqia qëndron prapa atij kapitulli. Por, gjithashtu jemi të vetëdijshëm që asnjë fuqi nuk është më e madhe se ajo e Zotit”, ka thënë Nikoliq gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Kazakistanit, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka falënderuar shtetin e Kazakistanit për, siç ka thënë, përkrahjen që i ka dhënë Serbisë në votimin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.