Nis fushata kundër dhunës ndaj grave

Me rastin e 25 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave, sot në Kuvendin e Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), bëjnë hapjen e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë kryeparlamentari Veseli, zëvendës përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, dhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete Blerta Deliu-Kodra.