Nis seanca Nis seanca, ka opozitarë në seancën alternative

Në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, filloi seanca e paraparë.

“Fillojmë me rendin e parë të rendit të ditës. Koha jashtë rendit të ditës është e kufizuar vetëm për 30 minuta, grupet parlamentar pesë deputeti tre minuta”, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli. “Koha për pyetje parlamentare është 60 minuta. Janë katër pyetje parlamentare”.

Time Kadriaj (AAK) kishte pyetje për ministrin Imet Rrahmani, por ajo e cila nuk ishte aty. Teuta Haxhiu (AAK) për kryeministrin Isa Mustafa, por as ajo nuk ishte aty.

Sllavo Simiq kishte pyetje për Hajredin Kuçin. Por, u vonua sepse kishte probleme me përkthim.

Pika më e rëndësishme në rend të ditës është miratimi për herë të dytë i buxhetit të Kosovës për vitin 2016. Veseli paralajmëron opozitarët e pranishëm nëse hedhin gaz lotsjellës.

Ramush Haradinaj dhe Palë Lekaj kanë dalë nga seanca. /Telegrafi/