Nis seanca

Deputetët kanë hyrë në sallë. Rrjedhimisht, ka nisur seanca e radhës e Kuvendit në të cilën janë paraparë të shqyrtohen 35 pika të rendit të ditës.

I pari i VV’së, Visar Ymeri, ka paralajmëruar serish bllokim të punës në Kuvend. Ndërsa, Fisnik Ismalili, po ashtu i VV’së, u ndalu nga sigurimi te hyrja në Kuvend pasi iu gjeten dy boca gaz lotsjellës.

Në sallë nuk janë parë dy deputetët e VV’së, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli të VV’së të cilët ndodhen në arrati.