Nis sot e mbaron të mërkurën

Nis sot e mbaron të mërkurën, xhiroja e 17-të dhe e fundit e stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.
Drenica do ti bëjë konak Llapit kurse Drita do të përballet me Vushtrrinë, sfida këto që do të luhen sot.
Liria – Besa, Gjilani – Istogu dhe Prishtina – Trepça ’89, luhen nesër kurse Feronikeli – Hajvalia përballen të mërkurën. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.
Në këtë xhiro vendoset edhe kampioni i vjeshtës. Feronikeli, Llapi dhe Hajvalia janë në garë.

Java e 17-të

E shtunë

Drenica – Llapi

Drita -Vushtrria

E diel

Liria – Besa
Gjilani – Istogu
Prishtina – Trepça ’89

E mërkurë

Feronikeli – Hajvalia

Tabela

Feronikeli         16 30
Llapi                  16  30
Hajvalia            16  27
Besa                   16 26
Gjilani               16  26
Trepça ’89        16  23
Drenica            16  19
Liria                  16  18
Drita                 16  18
Vushtrria         16  17
Prishtina          16  15
Istogu               16  14