Nishani merr pjesë në Konferencën për ndryshimet klimatike

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Francës për të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve botërorë në kuadër të Konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike që do të mbahet në kryeqytetin francez më 30 nëntor 2015.

Gjatë takimit të udhëheqësve organizuar me iniciativë të Presidentit francez François Hollande dhe Ministrit të Jashtëm francez, njëkohësisht President i Konventës mbi Ndryshimet Klimatike (COP21), Kreu i Shtetit shqiptar pritet të mbajë një deklaratë në emër të Shqipërisë si dhe të zhvillojë takime me homologë të pranishëm në këtë Konferencë ndërkombëtare, e cila numëron pjesëmarrjen e rreth 100 krerësh shtetesh dhe qeverish./oranews/