Nisin hetimet për “Taksistin” që kontrabandonte me migrantë

​Prokuroria Themelore në Prizren, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurit M.N i nacionalitetit serb, i njohur ndryshe me nofkën “Taksist”.

Prokuroria njofton se hetimet ndaj M.N nisën për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri kishte kryer veprën penale “kontrabandimi me migrantë”

“I dyshuari M. N., ka marrë nga dy qytetarë të Kosovës që të dy vëllezër M. V dhe S.V para prej 1.200 eurosh nga 600 euro për person për t’i dërguar në Hungari”thuhet në një kumtesë për media të prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu, bëhet e ditur se Prokuroria e Shtetit ka bërë kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetëditësh (30) për të pandehurin./ Express