Nisma kërkon lirimin e deputetes Haxhiu

Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje!, Albulena Haxhiut.

Nisma ka vlerësuar se arrestimi i deputetes Haxhiu, është vazhdim i represionit të këtij pushteti, tashmë të delegjitimuar, kundër opozitës së bashkuar.

“Ky veprim është i papranueshëm dhe si i tillë, jo vetëm që nuk do ta ndalë rezistencën e opozitës, por përkundrazi vetëm sa do ta rrisë gatishmërinë e saj për ta vazhduar rrugën e kundërshtimit të dy marrëveshjeve. Kërkojmë nga qeveria e Mustafës dhe Thaçit që të heqë dorë menjëherë nga burgosja dhe persekutimi i atyre që nuk pajtohen me këto marrëveshje. Këto metoda represive, padyshim vetëm sa do ta thellojnë krizën politike në vend. Nisma për Kosovën kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetes Albulena Haxhiu dhe të gjithë deputetëve e aktivistëve të tjerë të arrestuar”, është thënë në reagimin e Nismës për Kosovën./gazetaexpress/