Nisma: Sot Prishtina është Vlora e shqiptarisë

Nisma e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, thotë se tashmë dhjetëra mijëra qytetarë nga e tërë Kosova janë nisur për Prishtinë.

“Sot Prishtina është Vlora e shqiptarisë. Të gjithë këta kanë vetëm një mezash: Zajednica dhe Demarkacioni nuk kalojnë”, thuhet në komunikatën e Nismës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët, djem e vajza të reja, të nisen drejt Prishtinës, që bashkërisht, në këtë ditë të madhe për shqiptarët, të marrim pjesë në këtë Manifestim Paqësor, që fillon sot në ora 14:00, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë”.