Nissan tregon se si do të funksionojnë veturat pa shofer [VIDEO]

Në Tokyo Motor Show 2015, Nissan ka shpalosur konceptin i cili tregon vizionin e këtij prodhuesi për veturat autonome me zero emërim gazrash.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Nissan Carlos Ghosn tha: “Teknologjitë e reja nga Nissan do të revolucionarizojnë marrëdhënien ndërmjet shoferit dhe veturës si dhe do të definojë mobilitetitn e së ardhmes”, transmeton Express. Nissan qëndron në ballë të zhvillimeve për veturat elektrike dhe tani konfirmon se qëndron edhe në ballë të zhvillimeve teknologjike sa i përket veturave autonome.

Në Gusht 2013, Ghosn kishte thënë se Nissan planifikon që deri në vitin 2020 të pajisë veturat me teknologji të ngasjes autonome. Sipas Nissan, këto plane janë në rrugën e duhur dhe janë duke ecur sipas parashikimeve.