Një dekadë mbrapa rajonit

Derisa fqinjët e Kosovës pas pak vitesh do ta festojnë dekadën e parë të lëvizjes lirshëm në Zonën Shengen, kosovarët janë të vetmit që së paku deri në fund të vitit të ardhshëm do të duhet të aplikojnë për viza në ambasadat e shteteve të Bashkimit Evropian.

Analistët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se tani gjithçka do të varet nga gatishmëria e politikës kosovare për t’i përmbushur 8 kriteret e fundit dhe varësisht prej shpejtësisë së përmbushjes do të varet edhe lëvizja e lirë.
Uk Lushi, analist, i ka thënë gazetës “Zëri” se edhe pse po bëhen rreth një dekadë që vendet tjera të rajonit lëvizin pa viza, Kosova për disa çështje është edhe para tyre.