Një “iPhone mini” në fillim të 2016-s

Apple pritet të hedhë në treg një “iPhone mini” me ekran 4-inç vitin tjetër. Besohet se do të vijë në ngjyra të ndryshme, por nuk do të ketë “3D Touch” siç kanë telefonët aktual iPhone 6s dhe 6s Plus.

Eksperti i “KGI Securities”, Ming-Chi Kuo ka thënë se ky telefon do t’i paraprijë dy telefonave smart të tjerë të kompanisë Apple që pritet të jenë në treg në fund të vitit të ardhshëm, bëhet fjalë për iPhone 7 dhe 7 Plus.

Telefoni i ri smart 4-inç pritet të ketë një çip A9, ndërsa pamja e jashtme mund t’i ngjajë më shumë telefonit iPhone 6s. Po ashtu pritet të ketë Apple Pay, ndërsa mund të vijë me dy deri në tre ngjyra të ndryshme.

Sa i përket kamerës, mund të ketë karakteristika të njëjta sikurse 5s, pra kamera kryesore ose ajo nga mbrapa 8 megapiksel dhe ajo frontale 1.2 megapiksel.
/ Top Channel/