Të paktën një nga rrëmbyesit mendohet të ndodhet në bordin e aeroplanit të EgyptAir, dhe besohet se është i armatosur.
Piloti i aeroplanit është kërcënuar nga një pasagjer i mbështjellë me eksploziv, ka bërë me dije Ministria e Aviacionit Civil e Egjiptit, raporton Reuters.
Transmetuesi Publik i Qipros ka raportuar se në aeroplan gjenden 55 pasagjerë, ndërsa rrëmbimi ka ndodhur në rajonin fluturues të Qipros ndërsa aeroplani është devijuar për në Larnaca.
Më tej, sipas transmetuesit publik të Qipros, bëhet e ditur se pengmarrësi i ka liruar disa pasagjerë.
Rrëmbehet aeroplani me 82 pasagjerë, dyshohet se brenda tij ka bombë
Është rrëmbyer aeroplani I kompanisë Egyptian Airlines me gjithsej 82 pasagjerë në të.
BBC ka njoftuar se ky rrëmbim ka ndodhur në kohën kur aeroplani nga Alexandria është detyruar të aterrojë në aeroportin e Larnakës në Qipro.
Autoritetet e Qipros pi dyshojnë se ne aeroplan ka bombë.