Një ndeshje jashtë fushës për Feronikelin, ekonomi përjashtohet përjetë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me date 30.11.2015 ( ditë e hënë ora 10,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar date 26.11.2015, lidhur me lëshimet e theksuara në organizimin e ndeshjes së javës së  XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – GJILANI , e zhvilluar  në stadiumin  “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas  dhe për të njeten duke iu referuar raporteve plotësuese të zyrtarëve , conform dispozitva e të Rregullores disiplinore  sjelli këto ;

V E N D I M E :

KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të evidentuara , ku vertetohet së nuk ka nd;rmarrë  masa të mjaftueshme në organizimin e ndeshjes së javës së  XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar me date  21.11.2015 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas  ( raportet e zyrtarëve  të ndeshjes )

 

DENOHET

Me ; 1 ( një ) ndeshje  jashtë fushës së vet dhe me të holla në shumë prej ;800  EURO ( tetëqind), n` baz` t` rregullores disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1

ILIR  DEMAKU ; person zyrtar per siguri  i klubit të futbollit  “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e  komisionit   për lëshim ne kryerjen e dëtyres së përsonit për siguri, në ndeshjen e javës së  XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ,konform Rregullores së garave neni 26 ; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar  me date  21.11.2015  në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;

 

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.

ELAMI  LIMANI ; ekonom i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të dhunës ( përplasje me lojtarin mysafir  Betim Haxhimusa me numër të licencës 22 në hyrje të zhveshtoreve të klubit me çrast i shkakton lëndime  trupore  ) në ndeshjen e javës  XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar më date 21.11.2015 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes  )

 

DENOHET

Me përjashtim nga organizata e futbollit dhe së i njejti nuk mund të kryaj asnjë  funksion ( dëtyrë ) në klub lidhur me aktivitetet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të  Rregullores  disiplinore neni 48 paragrafi 1  pika 3.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi, gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.