Njerëzit flenë dy orë më pak se 50 vite më parë

Njerëzit flenë nga një deri në dy orë më pak, në mesatare, se sa në vitet 1960-ta, si rezultat i presionit të jetës dhe teknologjisë moderne.

Kështu tregojnë studimet e vitit 2014 të realizuara nga një varg universitetesh, si ai i Oxford, Cambridge, Harvard, Manchester dhe Surrey. Studimet po ashtu tregojnë se kjo dukuri shkakton “probleme serioze shëndetësore”.

Sipas studiuesve, mungesa e gjumit shton rrezikun për zhvillim të kancerit, sëmundje të zemrës, tipin 2 të diabetit, infeksione dhe obezitet. Të jetosh jashtë ritmit të trupit mund të ndikojë edhe në humorin, fortësinë fizike dhe të shtojë rrezikun për sulm në zemër.

Ata thonë se teknologjia moderne dhe të jetuarit në një shoqëri aktive 24-orëshe kanë bërë që njerëzit të “jetojnë kundër” orës së tyre biologjike, që është përgjegjëse për ndryshimet e mëdha në organizmin njerëzor.

Njeriu mesatarisht duhet të flejë shtatë orë në ditë, derisa dukuria e fjetjes më pak se kaq është edhe më e shpeshtë te të rinjtë. /Mjeku.Net/