Njëri nga sulmuesit kishte tentuar të futej në stadium (Foto)

Nata e terrorit e përjetuar nga populli francez mund të kishte qenë një tragjedi e frikshme që do të kishte nisur që nga brenda stadiumit “Stade de France”

Nata e 13 nëntorit mund të kishte qenë me tragjike për Francën, nëse do të kishte nisur që nga brenda stadiumit “Stade de France”, ku edhe tifozët, pak a shumë në dijeni të ndodhive që po ndodhnin jashtë impiantit, kaluan momente paniku, teksa u detyruan të qëndronin të bllokuar deri në mesnatë.

Një roje sigurie të stadiumit ku po luhej ndeshja Francë – Gjermani, ka bërë të ditur se një prej atentatorëve tentoi të futej në stadium.

“Një prej atentatorëve iu nënshtrua kontrollit në hyrjen e stadiumit, 15 minuta pasi kishte filluar ndeshja dhe iu gjet veshur një brez i mbushur me eksploziv. Në momentin që u pikas iku me vrap duke e aktivizuar dhe duke shpërthyer edhe veten e tij”, raportojnë mediat franceze./express/

foto 1

foto 2

foto

foto 4