Njësia për Rini e Komunës së Gjilanit harton planin vjetor të punës për vitin 2016

Njësia për Rini e Komunës së Gjilanit në një takim të përbashkët me  organizatat rinore, këshillet e nxënësve, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL), Qendra Rinore, përfaqësuesit e Parlamentit Studenor të Universitetit Publik të Gjilanit Kadri Zeka dhe vullnetarët e komunës, kanë diskutuar për hartimin e planit vjetor të punës për rininë e Komunës së Gjilanit për vitin 2016.

Ne këtë takim të frytshëm pune kanë dalë në pah shumë projekte të ndryshme rinore për të cilat përfaqësuesit e organizatave janë të interesuara që të bashkëpunojnë me Komunën e Gjilanit gjatë viteve në vazhdim.

Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini në Komunën e Gjilanit në hapje të takimit ka inkurajuar përfaqësuesit e organizatave që të fillojë se bashku një etapë e re e bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse, duke qënë aktiv dhe konkret ne propozimet  e tyre për punën praktive të studentëve dhe natyrisht edhe në realizimet e projekteve tjera me rëndësi të veçantë për të rinjtë.

Këtë takim e përgëzoi Diar Ramadani, vullnetar i cili theksoj faktin se një organizim i kësaj natyre ka qenë shumë i nevojshëm dhe si i tillë ndodhë për herë të parë, duke dhënë disa propozime të cilat do të inkorporohen në planin e njësisë për rini, e të cilat kanë të bëjnë me trajnimin e rinisë nga të rinjtë dhe organizimin e talent show.

Poashtu, Alora Hyseni, propozoi që të intesifikohen aktivitetet rinore sa i përket shfaqjeve, koncerteve dhe aktiviteteve tjera që mundësojnë promovimin e të rinjëve.

Në takim, kontribut dhanë edhe përfaqësues të tjerë të organizatave të lartëcekura si: Selim Daku, Valdrin Halimi, Xhejlane Mustafa, Mehmet Zylfiu, Gentiana Kqiku, Uran Salihu, Diellza Sylaj, Yllka Mustafa, Ylber Salihu dhe te tjerë. /Gazeta Liria

received_10208076865261540received_10208076864821529received_10208076865261540