Njihuni me internetin Li-Fi, 100 herë më i shpejtë se Wi-Fi

Kur Thomas Edisoni shpiku llampën elektrike, ai nuk do e mendonte kurrë se një ditë, krijimi i tij jo vetëm do të ndriçonte shtëpitë tona, por gjithashtu do të transmetonte të dhëna që lejon njerëzit të shkarkojnë informacione nga satelitët në hapësirë, tek pajisjet tona celulare.

Sot do të mësojmë për Li-Fi, një shpikje e re e përdorimit të llampave elektrike, që jo vetëm do të ndriçojnë ambientet tona, por gjithashtu do të shërbejnë si transmituese interneti, që arrin në fakt të jetë 100 herë më i shpejtë se interneti Wi-Fi, apo interneti wireless, raporton TechSot.

ja-si-funksionon-lif

Li-Fi në fakt nuk është një teknologji krejtësisht e re. Kjo teknologji u zbulua për herë të parë para katër viteve nga Harold Haas, tek Universiteti i Edinburghut në Skoci. Li-Fi përdor ‘komunikim të dritës së dukshme’ për të transmetuar të dhëna (ang: data) në shpejtësi shumë të mëdha. Funksionon si një llampë sinjali e shpejtë, që ndizet dhe shuhet në mënyrë që të çojë mesazhe në kod binar, pra me shifra 0 dhe 1.

Në eksperimentet e shkuara, kjo teknologji bënte të mundur transmetimin e 224 Gigabits për sekondë. Për t’a cendosur në perspektivë, shpejtësia më e madhe që arrihet nga Wi-Fi është 0.6 Gigabit për sekondë, ose 600 megabits.

Lifi-foto-1

Falë një startup-i Estonez, Velmenni, kjo teknologji po përdoret për herë të parë në situata reale. Në eksperiemente të kontrolluara, startup-i ka mundur të arrijë shpejtësi lidhjeje deri në 1 gigabit për sekondë.

Sipas TechSot.Al, përveç shpejtësisë së madhe, Li-Fi ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm avantazhesh mbi teknologjinë e sotme të shumë përhapur, Wi-Fi. Një nga këto avantazhe është se sinjali i Li-Fi bartet nga drita, që do të thotë se nuk depërton dot nëpër mure, që do të thotë më shumë siguri në rrjetet lokale. Por ka dhe kjo kufizimet e veta sigurisht, pasi mos-depërtimi nëpër mure do të thotë se një përdorues humbet lidhjen kur ai ndryshon dhomën. Kjo është një nga pengesat më të mëdha që duhet rishikuar para se kjo teknologji e re të implementohet kudo.

Megjithatë, n.q.s kjo pengesë mund të kalohet me sukses, atëherë Li-Fi do të mundë të dërgojë mesazhe në një shtrirje më të madhe frekuencash se Wi-Fi, zbulon TechSot.Al.

Shumë ekspertë në këtë fushë sygjerojnë se Li-Fi do të ishtë kyçi i problemeve me kongjestimin e frekuencave, që është gjithmonë në rritje e sipër, pasi edhe përdorimi i internetit në botë është në rritje.

Sipas Cisco Visual Networking Index Global Mobile Data Traffic Forecast, përdorimi mujor global i të dhënave do të kalojë 24.3 eksabytes deri në 2019-n, një volum ky që lidhjet e tanishme wireless nuk do të munden t’i përballojnë dot. /TechSot/