Njihuni me ndërtesën gjarpër (Foto)

Një arkitekt rus ka dizajnuar një rrokaqiell në formë të një gjarpri, duke dëshiruar që ndërtesa e tij gjarpër të ndërtohet në një qytet të Lindjes së Mesme.

Dizajni interesant i ndërtesës ka një bazë rrethore që duket si trupi i gjarprit dhe një kokë që duket se ka ‘gojën’ hapur, e cila në fakt është një restorant në tarracë ose një klub nate.

Ndërtesa, e emëruar “Kulla Aziatike Kobër”, është dizajnuar nga arkitekti rus Vasily Klyukin nga Moska, transmeton Gazeta Express.

Ai pretendon se puna e tij po e “parashikon të ardhmen”. Ai beson se kulla e tij në formë gjarpri do të ishte mirë të ndërtohej në qytete të Lindjes së Mesme dhe Azisë, aty ku gjarpri shihet si një shenjë e mençurisë.