Njihuni me rivalët e mundshëm të Tiranës ose Partizanit në Champions League, nga Ferencvaros te Qarabag dhe Slovan Bratislava

Tirana dhe Partizani po vazhdojnë luftën për titullin kampion në Superiore. Bardheblutë po kryesojnë me dy pikë më shumë se rivali i përjetshëm kur kanë ngelur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit. Tashmë është e qartë panorama edhe sa i përket rivalëve të mundshëm të ekipeve të kryeqytetit në turin e parë të Champions League.

Si Tirana ashtu edhe Partizani, pra secila prej këtyre dy ekipeve që do të shpallet kampion, nuk do të jetë në listën e favoritëve në turin e parë të Champions. Për këtë arsye, përpara tyre do të ketë ekipe më të forta.

Ferencvaros, Qarabag, Slovan Bratislava dhe Sherif Tiraspol janë kundërshtarët e mundshëm më të padëshirueshëm. Nga ana tjetër, TNS, HJK, Flora dhe Zalgiris mund të ishin rivalë më të preferuar për të pasur shansin e kalimit më tej. /Sport Ekspres/

Rivalët e mundshëm të Tiranës ose Partizani

Ferencvaros

Qarabag

Slovan Bratislava

Sherif Tiraspol

BATE Borisov

Astana

Maccabi Haifa

Zalgiris

HJK

Flora

Shamrock

TNS

Olimpija Lubjana

Zrinjski

Kampion i Bullgarisë