Nuk Ankohet Avokati i Policit

Haxhi Çekaj avokati i policit Shefqet Kamberaj që vrau të hënën Ilmi Lufajn nuk është ankuar për paraburgimin.

Çekaj nuk e shfrytëzoi afatin ligjor të ankesës ndaj masës së shqiptuar për të mbrojturin e tij, pasi tha për KALLXO.com se ankesat e tilla kryesisht po refuzohen.

“Nuk kemi ushtruar ankesë sepse bazuar në praktikën gjyqësore ankesat e tilla po refuzohen nga Gjykata e Apelit, prandaj nuk kemi dashur të humbasim kohë dhe të fillojmë sa më parë në organizimin e mbrojtjes,” tha Çekaj.

KALLXO.com lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit Shefqet Kamberaj raportoi të martën./kallxo.com