Nuk ndikoi Kerry në qëndrimin e opozitës, vazhdojnë….

Pas takimit midis partive opozitare ata kanë dalë në një konference për media. Opozita ka thënë se kanë diskutuar për përgatitjet e manifestimit në Gjakovë dhe se do të vazhdojnë me të tjerat në disa qytete kryesore të Kosovës. Kurse për vizitën e Kerryt ata thanë se ai konfirmoi qëndrimet e opozitës kundër marrëveshjeve dhe se ato janë të dëmshme për vendin.

Visa Ymeri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se manifestimi i të shtunës do të jetë i njëjtë me atë të 28 nëntorit.

“Do të kemi një valë të manifestimeve të tilla në disa qytete kryesore të Kosovës”, tha ai. Ndërsa për vizitën e krye diplomatit amerikan, John Kerry, tha se për keqardhje ai qëndroj vetëm në aeroportin e Prishtinës.

“Ai konfirmoj qëndrimet e opozitës kundër marrëveshjeve dhe se ato janë të dëmshme për vendin”.

E Ramush Haradinaj tha se nëse do të anulohen apo rishikohen marrëveshjet atëherë sigurisht që as ShbA nuk do t’i kundërshtojnë.

Ndërsa Bilall Sherifi nga rradhët e Nisma’s për Kosovës ka thënë se përderisa nuk ka ndryshuar asgjë në raport me kërkesa e opozitës, atëherë edhe qëndrimet mbesin të njëjta./Gazeta Express/