Nyja e re (zh) bllokon kryeqytetin

Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët udhëtojnë me vetura apo mjete të tjera të transportit thuajse cdo ditë po ballafaqohen me kolona të gjata e të mërzitshme në hyrje të Prishtinës.

Në veternik, rrugën që shfrytëzohet për dalje nga prishtina e që qon për në regjion të Prizrenit, Ferizajit dhe Gjilanit janë krijuar kolona të gjata. Këto kolona po mërzisin udhëtarët që në raste të caktuara humbin durimin i cili po qon edhe deri te aksidentet e shpeshta në këtë segment rrugorë.

Komuna e Prishtinës pati promovuar rrethin në hyrje të kryeqytetit i cili sipas zyrtarëve komunal do të shkarkonte kryeqendrën nga ngarkesat në komunikacion, poashtu para disa javësh edhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pasi promovoi segmentin e parë të autostradës Arben Xhaferi, pati pohuar “ky është udhëkryqi më i madh në rajon, për të cilin janë bërë punë cilësore, që qeverisë së Kosovës i kanë kushtuar 600 milionë euro”, dhe se “Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lidhje me Mitrovicën, sikurse do të prekin edhe linjën hekurudhore”.

Pas të gjitha këtyre promovimeve të punimeve të bëra në këtë pjesë të Kosovës, megjithatë qytetarët ngelin të pakënaqur me efikasitetin e projektimit, pasi nuk po ofron zgjidhje për të shkarkuar e shpejtuar këto segmente rrugore tejet të ngarkuara të cilat i shfrytëzojnë për qarkullim më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës.

Lëxuesit tanë vazhdimisht na përcjllin fotografi direkt nga vendi i ngjarjes duke shprehur pakënaqësin dhe nervozizmin e tyre. /Gazetaliria

1 2 3 4 5 6 7