Obama dhe Putin zhvillojnë takim me dyer të mbyllura

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama u takuan për më shumë se gjysmë ore në kuadër të samitit për klimën që po zhvillohet në Le Bourget, pranë Parisit.

Lajmin e bëri të ditur Kremlini me një komunikatë zyrtare për media.

“Takimi mes presidentëve është zhvilluar me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftimin e presidencës ruse, por pa dhënë të tjera hollësi rreth takimit, raporton Shekulli.

Dy udhëheqësit u takuan joformalisht edhe gjatë samitit të G20-s në Antalia të Turqisë më 16 nëntor.